arrow_back

Siguria në Pajisjet Mobile

Progresi
11 of 11

                    MODUL NË ZHVILLIM E SIPËR

Siguria në pajisjet mobile nënkupton marrjen e masave për të mbrojtur telefonat dhe tabletët nga rreziqe të ndryshme, si vjedhja e të dhënave, viruse, qasja e paautorizuar dhe humbja e informacionit personal. Pajisjet mobile shpesh përmbajnë shumë informacione të ndjeshme — si foto, kontakte, fjalëkalime, mesazhe dhe llogari financiare — prandaj është e rëndësishme të sigurohen në mënyrë të kujdesshme.

Mënyrat kryesore për të ruajtur sigurinë përfshijnë:

  • Përdorimin e fjalëkalimeve të forta, PIN-it ose identifikimit biometrik (gjurmë gishti, fytyrë);
  • Përditësimin e rregullt të sistemit operativ dhe aplikacioneve;
  • Shkarkimin e aplikacioneve vetëm nga burime të sigurta (si Google Play ose App Store);
  • Mos lidhja me rrjete Wi-Fi publike të pasigurta;
  • Aktivizimi i veçorive si gjetja e pajisjes në rast humbjeje apo vjedhjeje.

Shembull: Rasti 15 vjeçarja në Maltë që shpëtoi nga mashtrimi online

Babai i 15 vjeçares mësoi se ajo kishte krijuar një lidhje online me një person të panjohur dhe shprehu dëshirën për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për ta takuar. I shqetësuar, ai kontaktoi linjën e ndihmës Appoġġ, e cila është pjesë e Fondacionit për Shërbimet e Mirëqenies Sociale në Maltë. Pas ndërhyrjes së stafit të Appoġġ dhe një administratori të sigurisë në internet, u zbulua se vajza po manipulohej nga një individ më i madh në moshë përmes Facebook-ut. Ky person kishte kontaktuar edhe vajza të tjera të reja. Facebook bashkëpunoi me autoritetet britanike për të pezulluar llogaritë e këtij individi dhe për të parandaluar abuzime të mëtejshme. Rasti u bë lajm në Maltëopen_in_new  Mësim: Gjithmonë ndani me prindër apo mësues eksperiencën tuaj online.

Të bie telefoni dhe e gjen dikush nga shkolla. Ti nuk ke vendosur as kod sigurie dhe as gjurmë gishti. Çfarë mund të ndodhë dhe si do e kishe parandaluar?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Një aplikacion që sapo shkarkove të kërkon leje për të aksesuar kamerën, mikrofonin dhe vendndodhjen edhe pse s’duket se ka lidhje me funksionin e tij. Çfarë do bëje?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.