Rreth Nesh
Verifiko.info është një platformë edukative që synon të fuqizojë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, përmes zhvillimit të mendimit kritik dhe edukimit medial.
Kjo faqe është fryt i një partneriteti ndërmjet organizatës Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, të cilët besojnë se vetëm një shoqëri e informuar mund të marrë vendime të qëndrueshme dhe të mbrojë demokracinë.
Përmes përmbajtjes interaktive, analizave të lajmeve, kuizeve dhe materialeve edukative, Verifiko.info ndihmon përdoruesit të kuptojnë format e ndryshme të keqinformimit dhe të mësojnë si të dallojnë informacionin e saktë nga lajmet e rreme, në të njejtën kohë edhe të raportojnë.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë një gjeneratë të aftë për të analizuar, verifikuar dhe reflektuar – në një mjedis gjithnjë e më të ndërlikuar mediatik.
Kjo platformë është realizuar me mbështetjen e projektit "Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.