Llojet e Dezinformimit

arrow_forward
Progresi
1 of 8

Në botën digjitale marrim informacione çdo ditë – në TikTok, Instagram, YouTube, WhatsApp apo faqe lajmesh. Por jo gjithë ajo që shohim apo lexojmë është e vërtetë. Ndonjëherë, dikush mund të shpërndajë informacion të rremë me qëllim që të na mashtrojë, të na frikësojë, apo të na bindë për diçka që nuk është e saktë. Kjo quhet dezinformim. Dezinformimi nuk është vetëm një lajm i rremë. Ai vjen në forma të ndryshme dhe mund të duket shumë bindës – prandaj është e rëndësishme të mësojmë si ta njohim. Në këtë pjesë, do të mësojmë llojet kryesore të dezinformimit, si për shembull:

•    Lajmet e rreme (dezinformimi) janë përmbajtje të shpikura që nuk kanë bazë në fakte reale me qëllim për të mashtruar apo për të nxitur reagime emocionale 

•    Keqinformimi që e shtrembëron të vërtetën pa qëllim

•    Përmbajtja mashtruese që e shtrembëron të vërtetën

•    Fotot apo videot e manipuluara që na çojnë në përfundime të gabuara

•    Satira formë humori që përdor talljen për të kritikuar një ngjarje, kur keqkuptohet si informatë e vërtetë

•    Përmbajtje e krijuar me AI (Deekpfakes) përmbajtje të video, audio ose imazh i krijuar/manipuluar nga inteligjenca artificiale (AI) për të dukur si e vërtet e që në fakt është i rremë.

Dëshiron të mësosh më tepër për dezinformimin? Shiko këtë video 4 minutëshe nga CIVICS!

Më poshtë keni disa pyetje. Testo veten sa din për dezinformimin në përgjithësi!

Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi me prindërit dhe mësuesit në internet?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.