arrow_back

Kuptimi specifik i dezinformimit

arrow_forward
Progresi
3 of 8

Lajmet e rreme (apo edhe kuptimi i ngushtë i fjalës dezinformim) është informacion i rremë ose i manipuluar, i cili shpërndahet me qëllim për të mashtruar, për të ndikuar në opinionin publik, për të përhapur konfuzion, ose për të përfituar. Zakonisht paraqitet si fakt i saktë, por në të vërtetë përmban fakte të shtrembëruara, kontekst të rremë apo imazhe/manipulime të fabrikuara.

Dëshiron të zbulosh më shumë në lidhje me dezinformimin? Lexo web faqen e Kombeve të Bashkuaraopen_in_new për dezinformimin dhe lajmet e rreme!

Shembulli: "HORROR NË KOSOVË: Student i shkollës së mesme i masakruar"

Rasti i raportimit të gabuar nga portali serb Aloopen_in_new më 22 nëntor 2023 kishte një titull alarmant: "HORROR NË KOSOVË: Student i shkollës së mesme i masakruar!", duke përdorur një foto nga një operacion i EULEX-it. Lajmi ishte i pavërtetë, siç e dëshmon artikulli i KoSSevopen_in_new që përshkruan se një nxënës kishte lënduar lehtë një tjetër nxënës. Qartazi ky incident nuk ishte "masakër" apo "horror" siç kishte raportuar mediumi mashtrues Alo, i cili me qëllim madje ka përdorur foto që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Storiet e fabrikuara si kjo nxisin dhunë dhe urrejtje, fatmirësisht ka burime më të përgjegjshme si KoSSev. 

Lajmi i rremë i publikuar nga portali Alo 

Lajmi i rremë i publikuar nga portali Aloopen_in_new 

Artikulli i raportuar drejt nga KoSSev

Artikulli i raportuar drejt nga KoSSevopen_in_new

Mësim i nxjerrë: Kontrollo burime të ndryshme veçanërisht reputacionin e mediumit kontrollo. Shih nëse imazhet duken të vërteta apo të sajuara dhe nëse përkojnë me ngjarjen!

Një mik apo familjar ju dërgon një informacion që nuk e keni dëgjuar më parë dhe që duket i dyshimtë. Çfarë bëni?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Çfarë e dallon keqinformimin nga dezinformimi?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.