Siguria online
arrow_forwardSiguria online është mënyra se si ne mbrohemi gjatë përdorim të internetit. Kjo nënkupton ruajtjen e informacionit tonë personal (si fjalëkalimet, emri, adresa), mbrojtjen e pajisjeve tona (si telefoni apo kompjuteri) nga viruset, dhe kujdesin nga lajmet e rreme apo mashtrimet.
Të jesh i sigurtë në internet do të thotë të dish se çfarë poston, kujt i beson dhe si t’i kontrollosh burimet e informacionit. Për të fituar aftësi në internet mëso se si të dallosh faqet e sigurta dhe jo të sigurta online.
Dëshiron të mëshosh më tepër për sigurinë online? Vizito linqet nga organizata ndërkombëtare si GCF Globalopen_in_new dhe Kids Healthopen_in_new. Shiko videon e shkurtër dhe atraktive më poshtë për këshilla si të jeni sigurt online.
Si të mbrohemi? Për të mbrojtur veten, është e rëndësishme të:
- përdorim fjalëkalime të forta (te moduli 3 shpjegohet më tepër)
- të jemi të kujdesshëm për e-mailet e dyshimta
- përdor programe për antivirus (Windows përfshin programin antivirus i cili është mjaft solid dhe nuk ka nevojë për pagesë shtesë).