arrow_back

Mbrojtja e të dhënave personale

arrow_forward
Progresi
3 of 11

Privatësia online është e drejta për të kontrolluar informacionin personal që ndajmë në internet — si emri, fotografia, vendndodhja, interesat, komunikimet dhe aktivitetet në rrjete sociale apo faqe të tjera. Ajo përfshin mënyrën se si mbrohemi nga përdorimi, mbledhja ose shpërndarja e paautorizuar e këtyre të dhënave. Në botën digjitale të sotme, të dhënat personale ndahen shumë lehtë në internet, veçanërisht përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve dhe faqeve të ndryshme.

Mbrojtja e të dhënave personale nënkupton kujdesin dhe marrjen e masave për të ruajtur informacionin personal — si emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, email-i, fjalëkalimet, vendndodhja dhe fotot personale — nga përdorimi ose qasja e personave apo grupeve të paautorizuar, që mund ta keqpërdorin këtë informacion. 

Çfarë të kemi parasysh kur përdorim rrjete sociale?

Mos ndaj informacione personale publike! Si adresa, numri i telefonit, vendndodhja, shkolla ose emra të anëtarëve të familjes.

Përdor fjalëkalime të forta dhe të ndryshme për secilën llogari! Kombino shkronja të mëdha, të vogla, numra dhe simbole. Mos përdor fjalë të thjeshta si emrin tënd apo datëlindjen.

Aktivizo privatësinë në rrjetet sociale! Kufizo se kush mund të shohë postimet, fotot dhe listën e miqve.

Mos prano kërkesa për miqësi nga persona që nuk i njeh! Edhe nëse kanë emër të njohur, mund të jenë profile të rremë.

Mendo përpara se të postosh! Çdo gjë që publikohet mund të qëndrojë online përgjithmonë dhe të ndikojë reputacionin tënd në të ardhmen (shkollë, punë, etj.).

Shmang ndarjen e vendndodhjes në kohë reale! Kjo mund të jetë e rrezikshme, sidomos kur jeni vetëm.

Mos ndaj fjalëkalimet me askënd (me shokë të ngushtë)Përveç prindërve/kujdestarëve në rast nevoje.

Raporto te prindërit, mësimdhënësit apo te organet e sigurisë menjëherë çdo gjë të dyshimtë– Si profile të rreme, mesazhe kërcënuese apo përmbajtje që të bën të ndihesh i/e parehatshëm.

Disa faqe interneti do të shfaqin një simbol bllokimi (shih dryrin e gjelbërt dhe "s" pas "http") në shiritin e adresave. Kjo më së shpeshti shihet në webfaqet që kanë nevojë për siguri shtesë si dyqanet online apo faqet bankare. Kjo do të thotë se faqja e internetit po përdor një lidhje https, e cila e bën të sigurt futjen e informacionit tuaj personal. Është në rregull të vizitoni faqet pa simbolin e sigurisë, por mos futni të dhëna personale. 

Cili do të ishte reagimi juaj nëse një shok i juaji i shpërndan të dhënat e tij personale (si numrin e kartës së kreditit, fjalëkalimet) në një grup të hapur në një platformë sociale, dhe si mund të parandaloni që ky informacion të keqpërdoret?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Një kompani e madhe ka bërë një gabim në sistemin e saj të mbrojtjes dhe ka ekspozuar të dhënat e shumë përdoruesve, përfshirë të dhënat e tua personale. Ajo të ofron një përfitim financiar si një "kompensim" për këtë problem në këmbim që të mos lajmërohe

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.