Prindërit dhe mësuesit kanë një rol shumë të rëndësishëm në ndihmën që u japin të rinjve për të përdorur internetin në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe etike. Ata nuk janë vetëm figura mbikëqyrëse, por edhe udhëzues që ndihmojnë nxënësit të kuptojnë rreziqet, të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të respektojnë të tjerët online.
Prindërit ndihmojnë duke vendosur rregulla të shëndetshme për përdorimin e pajisjeve:
1. Orari i ekranit
• Nga ora 8:00 deri 20:00, vetëm 2 orë në ditë për pajisje argëtimi (TV, tablet, telefon).
• Jo telefon ose tablet në tavolinë gjatë vakteve.
2. Asnjë pajisje në dhomë gjatë gjumit
• Fëmijët i lënë pajisjet në kuzhinë për të karikuar natën.
• Kjo ndihmon që gjumi të jetë cilësor dhe pa shpërqendrime.
3. Përdorimi vetëm me qëllim të qartë
Pajisjet lejohen për:
- Detyra shkollore
- Komunikim me mësues ose shokë
- Programet edukative të miratuara
- YouTube dhe lojërat lejohen vetëm në fundjavë dhe nën mbikëqyrje
4. Rregull në familje
• Asnjë fjalëkalim i fshehur nga prindërit.
• Fëmijët e dinë që prindërit mund të kontrollojnë pajisjet në çdo kohë, jo si ndëshkim, por si kujdes për sigurinë e fëmijëve të.
5. Një herë në javë: Diskutim familjarë të dielave si e përdorën teknologjinë gjatë javës
- Bisedoni rregullisht me fëmijët për çfarë shohin në internet.
- Përdorni teknologjinë si mjet bashkëpunimi, jo vetëm kontrolli.
- Vendosni rregulla të përbashkëta, si: “Nuk përdorim telefonin pas orës 21:00
- Çfarë mësuan?
- A u ndjenë ndonjëherë të parehatshëm online?
- A kanë parë diçka që s’duhej?
Pse funksionon kjo qasje?
• Fëmijët mësojnë vetë-kontroll dhe përgjegjësi.
• Rregullat janë të qarta, të qëndrueshme dhe të drejta.
• Prindërit janë të përfshirë dhe të hapur, jo vetëm kontrollues.
Mjete për monitorimin e aktiviteteve online të të rinjve
Google Family Link (Android & iOS)
• Vendosin kufizime kohe për përdorimin e aplikacioneve.
• Shohin se cilat aplikacione përdoren më shumë.
• Vendosin kufizime për përmbajtjen që shikojnë.
• Vendosin vendndodhjen e pajisjes së fëmijës në kohë reale
Apple Screen Time (iPhone & iPad)
- Lejon kontrollin e kohës për aplikacione dhe kategori specifike
- Monitoron aktivitetin ditor dhe javor
- Vendos kufizime për faqet e internetit dhe aplikacionet e papërshtatshme
- Aktivizohet nga: Settings → Screen Time → Set up as Parent
- Qustodioopen_in_new (Android, iOS, Windows, Mac)
- Monitoron faqet që vizitohen
- Fik automatikisht internetin pas një kohe të caktuar
- Ofron raporte ditore të aktivitetit
- Filtron përmbajtje të papërshtatshme
Mësuesit ndihmojnë duke:
• Inkorporuar edukimin medial dhe digjital në mësim;
• Treguar sjellje model në përdorimin e teknologjisë;
• Inkurajuar nxënësit të raportojnë situata të papërshtatshme online.