Gjuha e urrejtjes nxit dhunë

arrow_forward
Progresi
1 of 4

Gjuha e urrejtjes nuk është thjesht një fjalë e keqe apo kritikë ndaj veprimit apo mendimit të dikujt, por është nxitje e urrejtjes bazuar në dallimet fetare, etnike, gjinisë, ngjyrës së lëkurës, apo ndonjë tipari tjetër identitar. Të përdorësh fjalën si armë për të mohuar të drejtat e tjetrit ose për t’ja cënuar dinjitetin një personi tjetër, bazuar në identitet është gjuhë e urrejtjes. Sipas OKB-sëopen_in_new dhe Këshillit të Evropësopen_in_new, cdo formë komunikimi që nxit armiqësi dhe diskriminim është gjuhë e urrejtjes. Janë tri lloje të gjuhës së urrejtjes: verbale, joverbale, dhe digjitale dhe tre shembuj të tyre paraqiten më poshtë.

Temë për diskutim 

Liria e shprehjes është të kesh mendimin tënd edhe nëse të tjerët nuk pajtohen. A duhet kufizuar kjo liri? Ҫfarë nëse ajo nxit urrejtje? Ka konsensus se liria e shprehjes mbaron aty ku fillon cënimi i dinjitetit të tjetrit. Nuk mund të kesh lirinë e shprehjes për të nxitur lëndimin e tjetrit. A pajtohesh? Diskuto me familjen dhe miqtë!

Media nxiti gjenocidin në Ruandëopen_in_new(shembull verbal)

Gjatë gjenocidit në Ruandë (1994), radio stacioni RTLM u shndërrua në mjetin kryesor të vrasjeve masive, duke përdorur muzikë moderne dhe humor tërheqës për rininë duke shpërndarë gjuhë të urrejtjes. Propaganda e radios i paraqiste pjesëtarët e grupit etnik Tutsi si buburreca. Përtej gjuhës çnjerëzore që nxiste krimin si pastrim higjienik, radio transmetonte emra dhe adresa, duke orientuar turmat drejt viktimave në kohë reale. Ky rast duhet të sherbejë si shembull i tmerrshëm që ilustron rëndësinë për të kufizuar gjuhën e urrejtjes duke treguar se pasiviteti ndaj gjuhës nxitëse shpie në dhunë dhe krim.

Dënim me burg për gjuhë të urrejtjes në Facebookopen_in_new

Ky shembull digjital ilustron se si rrjetet sociale mund të shndërrohen në mjete të rrezikshme për nxitjen e dhunës me pasoja të rënda ligjore. Duke përdorur platformën për thirrje direkte për sulme ndaj një qendre akomodimi për emigrantët, veprimi i Parlour dëshmoi se postimet mund të rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë publike. Dënimi prej 20 muaj burg konfirmon edhe për tjerët se liria e shprehjes nuk përfshin thirrjet për dhunë dhe se interneti nuk është një zonë pa ligj. Sulmet ndaj grupeve të cënueshme shërbejnë si rrethanë rënduese për ndëshkimin penal.

Rasti gjyqësor: Féret kundër Belgjikës (shembull joverbal)open_in_new

Një politikan belg gjatë fushatës zgjedhore shpërndau broshura që perqeshte emigrantët jo-evropianë si kriminelë dhe abuzues të përfitimeve sociale. Autoritetet belge e dënuan për nxitje të diskriminimit dhe urrejtjes racore duke i hequr imunitetin parlamentar, dhe duke e dënuar me punë në komunitet, burg me kusht dhe ndalim nga funksionet publike për 10 vjet.

Ai u ankua në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me pretendimin se i është kufizuar liria e shprehjes. Gjykata vendosi se nuk kishte shkelje sepse liria e shprehjes nuk mbron nxitjen e urrejtjes dhe se politikanët kanë përgjegjësi të veçantë të shmangin gjuhën që cenon dinjitetin e të tjerëve. Imazhet që stereotipizojnë emigrantët përbëjnë gjuhë urrejtjeje jo-verbale, sepse edhe pa fjalë të drejtpërdrejta, ato përhapin paragjykime ndaj një grupi të caktuar.