arrow_back

Phishing (peshkim­/­vjedhje e të dhënave)

arrow_forward
Progresi
2 of 11

Phishing është një mashtrim online ku dikush përpiqet të mashtrojë për t'i vjedhur dikujt të dhënat personale si fjalëkalimet, numrat e kartelave të bankës apo qasjen në llogaritë e rrjete sociale. Kjo ndodh zakonisht përmes email-eve ose faqeve të rreme, që duken sikur janë burime të besueshme (si banka, shkolla apo rrjetet sociale), por në fakt janë krijuar për qëllim të mashtruar.

Shihni videon (poshtë majtë) nga TechTalk (2'57'') për të kuptuar se si funksionon "peshkimi" online si dhe lexoni një rast se pse një 16 vjeçar përfundoi në burg (poshtë djathtë).

Shembull: Një student 16-vjeçar në Kaliforni u arrestua pasi krijoi një faqe të rreme që imitonte portalin e mësuesve të shkollës së tij. Ai dërgoi email-e phishing mësuesve për të marrë kredencialet e tyre dhe më pas ndryshoi notat e tij dhe të disa studentëve të tjerë. Ai u përball me 14 akuza penale për këtë veprim sipas mediumit ABCopen_in_new. Mësimi: Mos kontriboni në rreziqe dhe mos shpërndani të dhënat tuaja personale pa e kontrolluar se nga vjen emaili apo mesazhi.

Si të mbrohemi? Nëse diçka online duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë — gjasat janë të mëdha që është mashtrim. Kontrollo gjithmonë adresën e emailit dhe mos shkruaj informata personale në faqe të panjohura. Mëso se çfarë këshillon Britania e Madhe si mbrojtje nga "peshkimi"open_in_new

Arlinda pranon një email me logo zyrtare të bankës: “Për të vazhduar përdorimin e llogarisë suaj, klikoni këtu dhe verifikoni fjalëkalimin për arsye sigurie.” Si duhet të veprojë Arlinda?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.