Progresi
10 of 11

                              MODUL NË ZHVILLIM E SIPËR

Privatësia në rrjetet sociale nënkupton kontrollin që kemi mbi informacionin personal që ndajmë online, si fotot, videot, vendndodhjen, mendimet dhe informacionin mbi jetën tonë të përditshme. Ajo përfshin vendimet që marrim për të kufizuar se kush mund të shohë, komentojë ose ndajë postimet tona.

Disa shtete si Amerika kanë Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve e cila ndalon mbledhjen e të dhënave e personave nën 13 vjeç. Prandaj sygjerohet që mosha për hapjen e rrjeteve sociale duhet të startojë nga 14-15 vjeçarë. Megjithatë, edhe pse lejohet ne këtë moshë, rrjetet sociale duhet të mengagjohen bashkarisht me prindërit.

Kur nuk kujdesemi për privatësinë tonë, të dhënat që publikojmë mund të përdoren nga të tjerët në mënyrë të dëmshme — si për ngacmim online, vjedhje identiteti, apo për të na gjykuar në të ardhmen, për shembull kur aplikojmë për punë apo në universitet.

Privatësia nuk do të thotë të mos jesh aktiv online, por të jesh i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm se çfarë dhe me kë po e ndan atë.

Lexo artikullin se si shantazhohen të rinjtë online dhe mëso si ta ndalosh këtë dukuri https://tvklan.al/si-shantazhohen-te-rinjte-permes-rrjeteve-sociale

Shembull:

Në vitin 2024, Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) paditën TikTok dhe kompaninë mëmë ByteDance për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve (COPPA). Padia pretendonte se TikTok kishte mbledhur dhe përdorur informacion personal nga fëmijët nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve, duke lejuar krijimin e llogarive dhe ndarjen e përmbajtjes me të rritur dhe të tjerë në platformë

Në vitin 2010, një vajzë 11-vjeçare e njohur online si "Jessi Slaughter" u bë viktimë e një fushate të gjerë ngacmimi dhe kërcënimesh pasi postoi video në internet ku diskutonte për jetën e saj personale. Përmbajtja e postimeve të saj çoi në një reagim të ashpër nga komunitetet online, duke përfshirë kërcënime serioze dhe ndërhyrje në jetën e saj personale. Ky rast theksoi rreziqet e ndarjes së informacionit personal në internet dhe nevojën për mbrojtje të fëmijëve në mjediset dixhitale. CBS ishte një nga mediat që raportuan për këtë rast.

Mësim: Kujdes me ndarjen e informatave dhe storieve në rrjetet sociale, disa gjëra duhen mbajtur private dhe duhen konsultuar me prindër ose institucione.

Çfarë përfshin privatësia në rrjetet sociale?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Një shok klase poston në Instagram foto të tua pa leje, edhe pse i kishe kërkuar të mos i shpërndante. Çfarë bën?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.