Satira dhe parodia janë forma të komunikimit që përdorin humorin, ironinë, ekzagjerimin ose imitimin për të kritikuar apo komentuar në mënyrë kreative ngjarje, persona ose sjellje shoqërore dhe politike. Ato shfaqen si art ose argëtim, por mund të keqkuptohen apo keqinterpretohen si lajme të vërteta nëse nuk kuptohen konteksti dhe qëllimi. Ndryshe nga dezinformimi, qëllimi i satirës/parodisë nuk është të dëmtojë, por të kritikojë ose zbavitë. Satira është legjitime por mund të keqkuptohet dhe të shpërndahet si e vërtetë. Satira dhe parodia gjithashtu mund të keqpërdoren për shpotitje duke fshehur pas humorit.
Shembull 1: Aprilili e bëri George Washington-in shqiptar.
Më 1 prill 2011, gazeta kosovare Koha Ditore publikoi një artikull satirik me rastin e Ditës së Gënjeshtrave. Në artikull thuhej se George Washington, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, kishte prejardhje shqiptare. Artikulli pëfundon me fjalën "Aprilili" për të treguar se ishte një shaka dhe jo një lajm i vërtetë.
Edhe pse ishte një shaka e qartë për lexuesit që e lexuan të plotë, disa portale dhe individë e shpërndanë si lajm të vërtetë në rrjete sociale. Nuk përmenden se ishte botura me rastin e 1 Prillit apo që burimi ishte i Koha Ditore që do të mundësonte verifikimin e origjinalit. Akoma ka artikuj të shumtë në internet që kanë zbuluar "burime legjitime" që "dëshmojnë" këtë pretendim të pavërtetë.
Mësimi i nxjerrë: ky shembull tregon si mund të keqkuptohet një shaka kur nxirret nga konteksti dhe sa lehtë përhapen dezinformatat. Njëri shkaktar është që gazetarë të mediumeve joserioze janë treguar të papërgjegjshëm. Mediume të tilla ushqejnë dëshirën e lexuesve edhe pse janë tërësisht të vetëdijshëm se shpërndajnë gjepura vetëm për klikime. Shkaktari tjetër është fakti se lexuesit u besojnë mediumeve joserioze që citojnë dëshmi fantome. Përfundimisht ky shembull tregon se si satira legjitime është kepërdorur për përhapjen e miteve dhe narrativave nacionaliste pa asnjë bazë historike.
Artikulli i Bota sot më poshtë madje "citon" agjensinë serioze të lajmeve Reuters rrejshëm por ka edhe artikuj të tjerë si fax.alopen_in_new, diplomacia.dkopen_in_new apo Temaopen_in_new.
Artikulli i gazetës Koha Ditoreopen_in_new për 1 prill 2011
Një prej shumë shembujve është ky artikull i Bota Sotopen_in_new
Shembull 2: Në vitin 2016, Halil Matoshi shprehu publikisht mendimin se shtatorja e Skënderbeut në sheshin e Prishtinës nuk përfaqësonte identitetin Kosovar.
Në vitin 2016, Halil Matoshi shprehu publikisht mendimin se shtatorja e Skënderbeut në sheshin e Prishtinës nuk përfaqësonte identitetin Kosovar. Portali humoristik Pampress (që më nuk ekziston) 2016 publikoi një artikull që pretendonte se Halil Matoshi kishte nisur një peticion për të hequr shtatoren e Skënderbeut nga qendra e Prishtinës. Matoshi mund të ketë përmendur shtatoren Sënderbeut në ndonjë debat, por nuk ka thënë se duhet hequr shtatorja. Jo secili e dinte që PamPress ishte medium satirik dhe shumë qytetarë e morën seriozisht dhe reaguan me zemërim, madje duke kërcënuar Matoshin. Pati edhe media që dolën në rrugë për të anketuar qytetarët se çfarë mendonin për temën në lidhje me artikullin që në fakt ishte artikull satirik. Për këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGKopen_in_new ka shkruar se nevojitet Edukimi Medial ashtu që qytetarët të dallojnë satirën nga lajmi i vërtetë.
Më poshtë shihni një shembull të një mediumi jo serioz siç përhap thashetheme.
Një nga lajmet e krijuara nga mediat që burim kishin satirën e mediumit PamPress
Mësimi i nxjerrë: Secili lexues duhet të përpiqet të kuptojë kontekstin dhe të vlerësojë nëse është thenë ashtu siç pretendohet. Nuk duhet besuar nëse nuk është parë teksti në thonjëza se çfarë është thënë fjalë për fjalë. Tani ka portale të tjera humorisitike si p.sh. Coolnfresh Magazine open_in_new
Dëshiron të mësosh tutje për manipulimin përmes satirës? Universiteti i Torontos ka publikuar një artikull Satira vs Lajmet e rremeopen_in_new.