Karrem për klikime (clickbait) është një storie, titull, apo imazh në internet që synon të tërheqë vëmendjen dhe të inkurajojë njerëzit të klikojnë në të. Shumica e storieve janë padyshim vetëm klikim. Përmbajtjet me clickbait mund të fillojnë me "E pashë këtë dhe u trondita!" dhe "Nuk do ta besoni se çfarë ndodhi më pas!"
Titull dezorientues (false connection) Kur titujt, pamjet vizuale ose titrat nuk e mbështesin përmbajtjen. Mund të mendojmë se dëmi më i madh qe mund të shkaktojnë titujt dezorientus është vetëm irritim. Por shpërputhja mes titullit dhe përmbajtjes humb besimin në media dhe nxit polarizimin shoqëror.
Artikulli i BBCopen_in_new për përhapjen e clickbait në Kosovë
Kosova ka problem të veçantë me biznese që gjenerojnë storie për klikim që sjell dëme jo vetëm në Kosovë por edhe në vende të tjera. Shihni artikullin e BBCopen_in_new-së (lartë në të djathtë) që dokumenton se si të rinjtë kosovarë krijonin faqe në Facebook dhe uebsajte me tituj të tillë për të gjeneruar klikime dhe fituar para përmes reklamave.
Shembull: “Djaloshi del nga koma pas 12 vitesh...
Ky titull është përdorur për të tërhequr klikime në artikuj të rremë, të cilët shpërndanin lajme të pavërteta me qëllim përfitimin financiar nga reklamat online. Mes tjerash ky shembull u përmend edhe në storien e BBC-së më lartë dhe akoma Bota Sotopen_in_new.
Mes mediumeve joserioze mund të fshihen edhe portalet që për kanë për qëllim vjedhjen e informatave personale, llogarive bankare si dhe shpërndarjen e viruseve kompjuterik. Identifikimi dhe raportimi i portaleve të tilla është skajshmërisht e rëndësishme edhe për sigurinë kibernetike të secilit.
Mësim: Të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj titujve sensacional që shërbejnë si karrem. Titujt bombastik janë manipulues që synojnë vetëm klikimet dhe fitimet financiare. Është e rëndësishme të zhvillojmë aftësi kritike për të verifikuar burimet dhe përmbajtjen para se të klikojmë ose të shpërndajmë informacionin tutje.