Falsifikimet e thella (deepfakes) janë video, audio apo foto që janë gjeneruar apo manipuluar me ndihmën të inteligjencës artificiale (AI), në mënyrë që të duket si e vërtetë. Për shembull, mund të krijohet një video ku një person duket sikur po thotë diçka që kurrë nuk e ka thënë, apo një foto që tregon një ngjarje që nuk ka ndodhur. Teknologjia e avancuar tani mundëson cilësi të lartë dhe e bën pothuajse të pamundur verifikimin. Këto falsifikime të thella po bëhen gjithnjë e më të zakonshme që i bën falsifikimet e thella më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Ato mund të përdoren për mashtrim, përhapje të lajmeve të rreme, apo edhe për ngacmime online.
Shembull: Kinse Kryeministri i Kosovës flet arabisht.
Një video në tiktok shfaq Kryeminisitrin e Kosovës Albin Kurtin,i cili duket se flet në gjuhën arabeopen_in_new. Shiko me kujdes lëvizjet dhe mimikat e fytyrës, a duket kjo intervistë e vërtetë? Cila llogari në tik tok e ka shpërndarë dhe a është i besueshëm burimi?
Video e shpërndarë në TikTok
Mësim: Gjithmonë verifikoni imazhe që duken të dyshimta apo të pazakonshme Përdor mjete si Google Reverse Image Search, InVID, për të analizuar përmbajtjen.