arrow_back

Teoria e konspirative

arrow_forward
Progresi
4 of 8

Teori konspirative është një besim se disa ngjarje ndodhin për shkak të një plani të fshehtë të një grupi njerëzish të fuqishëm. Konspiracioni nuk bazohet në prova të besueshme dhe shpërndan informacion të rremë, duke krijuar frikë ose mosbesim ndaj institucioneve si qeveritë, mediat ose shkenca. Në Kosovë janë disa programe në të cilat shpesh mund të hasen teori konspiracioni si p.sh. emisioni Matrix në Tëvë1. 

Lexo se çfarë këshillon Komisioni Europianopen_in_new (anglisht) për të identifikuar dhe demistifikuar teoritë konspirative. Një emision në abc.al open_in_new(shqip) gjithashtu tërheq vërejtjen kundër teorive konspirative.

Shembull 1: Frika jo racionale nga vaksinat

Në maj 2025 në Kosovë u rriten rastet me fruth si pasojë e mos vaksinimit. U zbulua se shumë prindër nuk kanë vaksinuar fëmijët me vaksinën poliomielitit dhe MMR (fruthi, shytat, rubeola) nga frika se vaksina mund të shkaktojë autizëm. Nga mosdija, prindërit u besojnë teorive konspirative se kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm. Origjina e këtij konspiracioni buron nga një studim i rremë i publikuar në revistën Lancet më 1998 . Më vonë u zbulua se autori kishte manipuluar të dhënat dhe kishte përfituar financiarisht. Revista hoqi artikullin, por pavarësisht diskreditimit të plotë të këtij studimi, ndikimi i tij vazhdoi të përhapet, duke shkaktuar rënie të vaksinimit dhe shpërthime të sëmundjeve të parandalueshme. Studime të shumta të mëvonshme kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shkak-pasojë midis vaksinës MMR dhe autizmit. Në vitin 2024, Spitali i Fëmijëve në Filadelfiaopen_in_new ka shpjeguar se si lajmet e rreme shpërndahen duke shfrytëzuar frikën e njerëzve. Organizatat si UNICEF dhe OBSH kanë mbështetur fushata informuese për të rritur pranueshmërinë ndaj këtyre vaksinave në Kosovë.

Ka rasteopen_in_new të vdekjeve nga fruthi si pasojë e mosvaksinimit. 

Hezitimi për vaksina nuk është risi, (2018)

Hezitimi për vaksina nuk është risi, (2018open_in_new)

Raportimi i Kallxo për pasojat e mos vaksinimit (2025)

Raportimi i Kallxo për pasojat e mos vaksinimit (2025open_in_new)

Shembull 2: Disa njerëz besojnë se zbarkimi i njeriut në Hënë nuk ka ndodhur kurrë. 

Sipas kësaj teorie me gjasë të sponsorisuar nga Bashkimi Sovjetik, pamjet e zbarkimit kanë qenë të montuara nga NASA e cila publikut i ka paraqitur një ngjarje e rreme për të fituar garën hapësinore kundër Bashkimit Sovjetik. Madje ekziston një libër i quajtur “Ne nuk shkuam kurrë në hënëopen_in_new.” Ky pretendim vazhdimisht është hedhur poshtë nga komuniteti shkencor bazuar në deshmitë e mjaftueshme nga NASA. Për më shumë informacione dhe sqarime shkencore, mund të vizitoni burime të besueshme si: NASA - Moon Landingopen_in_new apo BBC për udhëtimin në hënë.open_in_new 

"Argumente" tipike bëjnë konspiracionin të duket i vërtetë (burimi i fotos BBC)

"Argumente" tipike bëjnë konspiracionin të duket i vërtetë (burimi i fotos BBC)

Ka teori tjera konspiracioni të ngjashme, si p.sh. lëvizje të tëra të njerëzve që besojnë se Toka është e rrafshët. Dëshmitëtë se toka është e rrumbullakët janë të shumta sa që nuk ka nevojë  për shpjegim. 

Shikoni videonopen_in_new (anglisht) që shpjegon se pse njerezit kanë tendencë të besojnë në konspiracion. Keni kujdes, konspiracioni mund të duket tërheqës sepse krijon një shpjegim të përgjithshëm që duket i vërtetë edhe kur faktet qartazi flasin kundër. 

Identifiko konspiracionet më poshtë

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Pohimi se COVID-19 është produkt i qeverisë kineze është ...

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.