Progresi
2 of 8

Keqinformimi është informacion i pasaktë ose i gabuar, i cili shpërndahet pa qëllim për të mashtruar. Ai zakonisht buron nga mungesa e njohurive, keqinterpretimi i fakteve, ose përhapja e lajmeve të pakonfirmuara nga individë që besojnë se janë të vërteta. Ndryshe nga dezinformimi, që është informacion i rremë i përhapur me qëllim për të mashtruar, keqinformimi ndodh pa qëllim keqdashës, por mund të ketë pasoja të ngjashme në publik. Më poshtë keni 2 shembuj të keqinformimit, njërin të porosisë të Presidentit Macron për vizat dhe tjetrin për spekulime se çfarë shëron virusin COVID-19. 

Shembulli 1: Keqkuptimi në përkthim se Franca pezullon heqjen e vizave për Kosovën. 

Gjatë një fjalimi të Presidenti Francez, Emanuel Macron, në një konferencë për shtyp në Tiranë ku po qëndronte në vizitë zyrtare, ka folur për tensionet në veri dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. U raportua nga media se Franca do të heqë vizat edhe pse Presidenti Macron nuk tha ashtu.

Pasaktësia ka ndodhur gjatë përkthimit simultan në TV, jo si gabim i perkthyeses por si keqinterpretim i përkthimit. Mediat kanë thjeshtësuar raportimin se Franca pezullon vizat që nuk u tha në të vërtetë. Gabimi është marrë vesh pas reagimit nga Ambasada e Francës siç raportoi Telegrafiopen_in_new. Për të kuptuar më tepër shiko artikullin e Top Channel dhe videon më poshtë!


Raportimi i pasaktë nga Top Channel

Raportimi i pasaktë nga Top Channel

Video se çfarë tha Presidenti Makron (min 2'10)

Fjalimi origjinal (i përkthyer) “E them me qartësi, ju kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respekt për fjalën e dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që palët të angazhohen që të ecin përpara dhe është kushti i paqes në të gjithë zonën”, që sqaron keqkuptimin në interpretim. Pas demiantimit nga Ambasada e Francës, lajmi i saktë u publikua më vonë nga Kallxoopen_in_new.

Mësimi i nxjerrë: gjithmonë kontrollo disa burime për të minimizuar mundësinë e gabimit.

Shembulli 2: Keqinformimi se Covid-19 mund të shërohet me çaj hudhre! 

Supozimi se “COVID-19 mund të shërohet nga çaji me hudhër” është shpërndarë gjerësisht në grupe Facebok-u gjatë pandemisë. Këtë keqinformatë e kishin përhapur disa burime të dyshimta si BoldNews (BoldNewsopen_in_new). Ky pohim mund të mos të kishte qëllim të keq por ishte dezorientues dhe i dëmshëm. Nuk është dëshmuar se hudhra ka efekte shëruese ndaj virusit COVID-19. Njerëzit mund të mos kenë marrë terapi adekuate duke u mbështetur në këtë lajm. Lajmi është demistifikuar nga së paku dy burime faktojeopen_in_new dhe burime tjeraopen_in_new. Shumë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 duke marrë terapi të gabueshme.

Si mos të biesh pre e spekulimeve të tilla? Për të kuptuar nëse një lajm i tillë qëndron, kërko informata nga burime të besueshme si p.sh. nga Organizata Botërore e Shëndetësisëopen_in_new apo nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që kanë edhe faqe Facebook-uopen_in_new

Dëshiron të mësosh më tepër për keqinformimin / misinformation? Shiko këto faqe:

Doracak i UNICEF-it për identifikim të keqinformimit (Anglishtopen_in_new)

Linqe pë të menduarit kritik për burimet e informatave (Anglishtopen_in_new)

Cili nga shembujt më poshtë është më i afërt me keqinformimin?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Keqinformimi në përgjithësi përdoret për t'iu referuar informacionit ...

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.