arrow_back

Mashtrime romantike

arrow_forward
Progresi
8 of 11

                           MODUL NË ZHVILLIM E SIPËR

Mashtruesit krijojnë profile të rreme në rrjete sociale, faqe takimesh ose platforma të tjera online, duke u shtirur si persona të besueshëm apo të dashur. Ata ndërtojnë me kujdes një marrëdhënie emocionale me viktimat për të fituar besimin e tyre. Pasi krijohet një ndjenjë afërsie ose varësie emocionale, mashtruesit fillojnë të kërkojnë para me justifikime të ndryshme – si emergjenca familjare, sëmundje apo udhëtime.

Mëso më shumë si të mbrohemi nga mashtrimet online: https://www.scamwatch.gov.au/types-of-scams/online-dating-and-romance-scams

 

Shembull:

Lisa Nock, një grua nga Staffordshire, u mashtrua nga dikush që pretendonte të ishte një veteriner i famshëm në Instagram. Ajo humbi 11,000 paund nga përfitimet e saj sociale per aftësi të kufizuar. Në një intervistë për mediumin The Sun, Lisa kishte menduar se kishte gjetur një dashuri të sinçertë por përfundoi në një mashtrim dhe humbje financiare. 

Mësim: Mësimi i këtij rasti është se besimi i verbër në lidhje virtuale me persona të panjohur mund të ketë pasoja serioze, emocionale dhe financiare.Ky rast thekson rëndësinë e verifikimit të identitetit, ruajtjes së të dhënave personale dhe kujdesit të shtuar gjatë ndërveprimeve romantike online, pavarësisht se sa të sinqerta mund të duken.

Imagjino që një mikeshë e klasës ka njohur dikë online që i shkruan çdo ditë dhe i thotë se është i dashuruar me të, por pas disa javësh fillon t’i kërkojë para “për të ardhur ta takojë”. Çfarë këshille do t’i jepje dhe pse?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.

Nëse dikush që ke njohur në një aplikacion takimesh të premton dashuri, por refuzon të flasë me video ose të tregojë të dhëna reale për veten, ndërkohë që fillon të të kërkojë ndihmë financiare, si do e kuptoje nëse bëhet fjalë për një mashtrim?

info Zgjidhni një ose më shumë përgjigje.