Është publikuar një pretendim i rremë se LDK dhe LVV kanë arritur marrëveshje politike, duke krijuar përshtypjen se një marrëveshje mes dy subjekteve ishte realizuar. Për ta bërë pretendimin më bindës, është përdorur një fotografi reale e Lumir Abdixhikut me deputetët e LDK-së, por fotografia është paraqitur në një kontekst të rremë. Kështu, një ngjarje që nuk kishte ndodhur është paraqitur si fakt i kryer. Gjatë hulumtimit të artikullit, kemi hasur në raportimin e bërë nga verrifikuesi i fakteve, Kryptometri që ka verifikuar se kjo informatë nuk është e vërtetë por një gënjeshtër të baskangjitur me mazh të manipuluar.