Fotografi e manipuluar me Inteligjencë artificiale

Në rrjete sociale është publikuar një imazh ku Albin Kurtit i atribuohet deklarata: “Putini është lideri im i preferuar. Slobodan Millosheviçi është lideri im shpirtëror”. Edhe pse per disa është e qartë se kjo fotografi është e manipuluar informatat duhen verifikuar para se të ndërveprojmë me postimin, duhen hulumtuar media tjera gjithashtu edhe të shikohet nëse faqet verifikuese si Kyptometri apo Hibridi kanë verifikuar informatën. Pas hulumtimit në KALLXO, Krypometri verifikoi se Kurti nuk e ka bërë këtë deklaratë dhe nuk u gjetën burime që ta konfirmojnë. Po ashtu, fotografia ku Kurti paraqitet me Vladimir Putinin dhe Sllobodan Millosheviqin është manipuluar përmes Inteligjencës Artificiale. Përmbajtja krijon një lidhje të rreme mes Kurtit, Putinit dhe Millosheviqit dhe mund të ndikojë në perceptimin politik të publikut.