Tanjug raportoi më 10 gusht 2026 se KFOR-i ka nisur përfshirjen graduale të Policisë së Kosovës në strukturën e sigurisë së Manastirit të Deçanit. Ky informacion është konfirmuar nga KFOR-i. Megjithatë, Tanjug pretendon se Manastiri “është përballur me sulme të vazhdueshme të armatosura nga shqiptarët ekstremë”. Sipas verifikimit të Sbunker-it, ky pretendim është i pasaktë. Manastiri është sulmuar gjatë luftës dhe ka pasur disa incidente të izoluara në vitet 2000 dhe 2007, por që nga viti 2008 nuk është raportuar sulm fizik apo i armatosur ndaj tij. Përdorimi i kësaj gjuhe krijon një narrativë etnike dhe përshtypjen se shqiptarët paraqesin kërcënim të vazhdueshëm. Rasti mund të kategorizohet si dezinformim përmes manipulimit të kontekstit dhe narrativës etnike, me potencial për dëmtimin e imazhit të Kosovës.