Një fotografi e Komunës së Sarajevës e ndriçuar me flamurin e Kosovës u bë viral ne të gjitha rrjetet sociale. Edhe pse duket me sy të lire se fotografia nuk është reale, mjafton të vendoset në Google dhe fotografia origjinale shfaqet. Prandaj ky lajm cilësohet si deepfake, e cila ka keqinformuar qytetarët pasi që kjo fotografi u shpërnda në të gjitha rrjetet.