arrow_back

Gjuha e Urrejtjes në Baza Gjinore

Progresi
4 of 4

Nuk janë të ralla komentet fyese për pamjen, veshjen apo peshën e dikujt në Instagram apo TikTok dhe kjo njihet si body shaming. Në shoqërinë tonë është shprehi të paragjykojmë në bazë të gjinisë dhe shpesh mund të dëgjohet se "shkenca nuk është për femra" apo "politika është punë burrash". Deklarata të tilla legjitimojnë barrierat shoqërore dhe pranojnë se gratë duhet të kenë ambicie më të ulëta se burrat, diҫka që ne si shoqëri duhet t’a luftojmë. Gjithashtu, shpesh mund të dëgjohet termi "qan si vajzë" gjë që mund të pengojë shprehjen e emocioneve lirshëm te djemtë.

Gjuha e fyese ndaj grave

Jo të shpeshta janë rastet kur gratë marrin pozita udhëheqëse, gjuha e urrejtjes shpesh përdoret si mjet për t'i larguar ato nga jeta publike. Gjuha që gjykon gratë rëndom nuk lidhet me gabimet në profesion, por përmes sulmeve morale, pamjes fizike, duke vënë në dyshim kompetencën, potencialin dhe moralin.

Maskuliniteti toksik

Ka influencues të ndryshëm që promovojnë një kulturë alpha , të maskulinitetit toksik që promovon kulturën e dominimit të mashkullit në shoqëri. Shpërfaqja e armëve, veturave të shpeshta, një sjellje arrogante dhe e dhunshme dëmton zhvillimin e adoleshentëve, dhe legjitimon bullizimin në përgjithësi dhe jo vetëm ndaj grave. Një kulturë e tillë nxit agresivitetin, dhe nuk kontribuon për një shoqëri që ndërtohet mbi respekt.

Gjuha e tillë përforcon normat diskriminuese në shoqëri dhe shtyp/kufizon ҫdo vajzë që dëshiron që të synojë një profesion të burrave, apo djalë që shpreh lirshëm emocionet. Barazia është e garantuar me Kushtetutë dhe gradualisht edhe gjuha jonë duhet të reflektojë barazi.

Diskuto në klasë: Si mund ta mbrojmë një shok ose shoqe që po sulmohet me gjuhë të urrejtjes?