Kur gjuha e urrejtjes sulmon gjuhën, ngjyrën e lëkurës, apo origjinën e dikujt, kjo është gjuhë e urrejtjes të identitetit. Urrejtja ndaj identitetit është e rrezikshme sepse krijon ndarje polarizuese "ne kundër atyre" që mobilizon grupet kundër njëra tjetrës. Historikisht është dëshmuar se logjika “ne/ata” shpie në konflikt të dhunshëm dhe luftë.
Përshkrimi i pakicave etnike me epitete degraduese apo stereotipe si p.sh. "Të gjithë njerëzit e këtij kombi janë hajdutë/kriminelë" apo si “lypës”. Anketat dëshmojnë se një një pjesë e madhe e qytetarëve nuk preferon të ketë për fqinj, kolegë në punë, apo të martohet me një pjesëtar të pakicave, që buron drejtpërdrejtë nga përshkrimet degraduese që përdoren, duke krijuar imazh negativ.
- Përdorimi i përshkrimit apo epiteteve degraduese për minoritetet në rrjete shoqërore; Përhapja e stereotipeve: "Të gjithë njerëzit e këtij kombi janë hajdutë/kriminelë".
- Racore, përdorimi i termave si "parazitë", "mijtë", "kafshë", ose siç pamë në rastin e Ruandës, "buburrecat"
- Mendimi dhe shprehja se njerëzit nga një pjesë e vendit janë kursimtarë, dallaverxhi, të pabesë, etj.
- Përjashtimi i dikujt nga loja vetëm sepse vjen nga një komunitet tjetër.
Rasti i Birmanisë (Myanmar): Sulm kolektiv ndaj një pakice që shpie në pastrim etnik
Në vitin 2017, ushtria dhe grupe ekstremiste në Mianmar nisën një fushatë dhune ndaj pakicës myslimane Rohingya. Persona me ndikim dhe llogari ushtarake hapën faqe që përhapnin lajme të rreme, duke i quajtur Rohingya-t "pushtues" ose "kafshë". Ata shkruanin se ky grup po planifikonte sulme, gjë që nuk ishte e vërtetë. Pasoja: Këto postime nxitën njerëzit e thjeshtë të digjnin fshatra dhe të vrisnin mijëra pjesëtarë të këtij grupi. Kombet e Bashkuara erdhën në përfundiminopen_in_new se Facebook-u luajti një rol kyç në nxitjen e kësaj dhune
Flamuri dhe harta e Mainmar (Burma)