Kandidati për Kuvend Komunal keqinformon publikun duke pretenduar se sulmi ndaj Fehmi Kupinës ishte i shtyrë nga gjuha dhe sjellja e Përparim Ramës. Edhe pse ky pretendim mundet të jetë mendimi i tij personal, mënyra e të shkruarit të postimit mund të keqkuptohet nga lexuesit apo ndjekësit e kandidatit. Shkrimi "nga asamblistë të LDK-së, të shtyrë nga gjuha dhe sjellja arrogante e Përparim Ramës" mund të merret si fakt dhe jo si mendim.