Si funksionon raportimi?

Ke hasur në një lajm, postim, video apo përmbajtje tjetër që mendon se është e rreme, çorientuese ose e manipuluar?
Ndiq hapat e mëposhtëm për ta raportuar te Verifiko.

Hapi 1 — Kliko “Raporto

Nga faqja kryesore, kliko butonin “Raporto” në menunë e sipërme. Do të hapet formulari ku mund ta dorëzosh raportimin tënd.


Hapi 2 — Kopjo lidhjen

Kopjo lidhjen e plotë të lajmit, postimit, videos ose përmbajtjes që dyshon se përmban informacion të rremë, dezinformim ose material të manipuluar.


Hapi 3 — Ngjite lidhjen

Ngjite lidhjen në fupt-5 h2-swiza-mediumshën **“Vendos linkun”**, ku shfaqet teksti **“Shto lidhjen këtu...”**. Kontrollo që lidhja të jetë e plotë dhe të hapet pa probleme.


Hapi 4 — Zgjidh kategorinë

Zgjidh kategorinë që e përshkruan më së miri përmbajtjen që po raporton:

  • Grrep Klikimesh (clickbait) — titull ose prezantim sensacional që synon të tërheqë klikime dhe që mund të mos përputhet me përmbajtjen.
  • Lajm i rremë (dezinformatë) — informacion i pavërtetë ose mashtrues i publikuar për të çorientuar audiencën.
  • Falsifikim me AI (deepfake) — fotografi, audio ose video e krijuar apo e manipuluar me inteligjencë artificiale.
  • Teori konspirative — pretendim i pambështetur që e shpjegon një ngjarje përmes një komploti të fshehtë.
  • Satirë — përmbajtje humoristike ose ironike që mund të keqinterpretohet si informacion faktik.Keqinformim** — informacion i pasaktë i shpërndarë pa qëllim të domosdoshëm për të mashtruar.
  • Keqinformim — informacion I pasaktë I shpërndarë pa qëllim të domosdoshëm për të mashtruar.
  • Gjuhë e urrejtjes — përmbajtje që sulmon ose nxit urrejtje ndaj një personi apo grupi për shkak të identitetit ose përkatësisë së tyre

Nëse përmbajtja lidhet me më shumë se një kategori, zgjidh vetëm kategoritë që janë drejtpërdrejt relevante për raportimin. 


Hapi 5 — Shto një përshkrim

Në fushën “Përshkrimi”, shpjego shkurt se çfarë dyshon se është e pasaktë ose manipuluese. Përmend pretendiminkryesor dhe çdo informacion që mund ta ndihmojë ekipin gjatë verifikimit.


Hapi 6 — Ngarko material mbështetës (opsionale)

Nëse ke dëshmi shtesë, kliko “Ngarko mediat” dhe bashkëngjit një fotografi ose dokument. Një pamje mund të jetë shumë e dobishme nëse përmbajtja ndryshohet ose fshihet më vonë.


Hapi 7 — Shto emailin tënd (opsionale)

Aktivizo opsionin “Email” nëse dëshiron të japësh një adresë kontakti lidhur me raportimin.


Hapi 8 — Zgjidh nëse raportimi duhet t’u dërgohet edhe institucioneve përkatëse (opsionale)

Pas konfirmimit nga Verifiko, mund të zgjedhësh nëse dëshiron që raportimi t’i dërgohet edhe:

AGK dhe KPM janë zgjedhje opsionale. Mund të zgjedhësh njërin institucion, të dyja institucionet ose asnjërin.


Hapi 9 — Dërgo raportimin

Kontrollo informacionin që ke plotësuar dhe kliko “Raporto tani”. Prit derisa në faqe të shfaqet konfirmimi se raportimi është pranuar.

Çfarë ndodh pas raportimit?

  1. Raportimi pranohet nga Verifiko. Lidhja, kategoria, përshkrimi dhe materiali i bashkëngjitur regjistrohen për shqyrtim.
  2. Përmbajtja shqyrtohet. Ekipi kontrollon pretendimin, burimin, datën, kontekstin dhe materialet mbështetëse.
  3. Informacioni verifikohet. Pretendimi krahasohet me burime të besueshme, të dhëna publike dhe dëshmi të tjera relevante.
  4. Përcaktohet vlerësimi përfundimtar. Kategoria përfundimtare bazohet në rezultatet e verifikimit dhe mund të ndryshojë nga kategoria që ke zgjedhur gjatë raportimit.
  5. Raportimi u dërgohet institucioneve të zgjedhura. Pas konfirmimit nga Verifiko, nëse ke zgjedhur AGK-në dhe/ose KPM-në, raportimi u përcillet institucioneve përkatëse.
  6. Rezultati mund të publikohet. Pas përfundimit të hapave 1–5 dhe konfirmimit se gjithçka është në rregull, raportimi publikohet në seksionin “Raportimet” të platformës.