Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2025 në rrjete sociale

Një kandidat për Kuvend Komunal në Gjakovë ka bërë një postim ku ka përdorur gjuhë fyese. Postimi i ndarë përmban elemente të qarta të gjuhës së urrejtjes dhe tendenca të dezinformimit. Në përmbajtje identifikohen shprehje fyese dhe diskriminuese që synojnë nxitjen e urrejtjes ndaj një grupi të caktuar politik, duke përdorur gjuhë nënçmuese dhe etiketime negative. Përveç kësaj, postimi përhap pretendime të pa verifikuara dhe informacion të shtrembëruar, me qëllim krijimin e perceptimeve të rreme dhe nxitjen e tensioneve mes lexuesve. Kombinimi i këtyre elementeve e bën postimin problematik për diskursin publik dhe potencialisht të dëmshëm për harmoninë shoqërore dhe informimin e saktë të publikut.